“Ta dish kam për ta bërë më zi se ti me mua kaq e pate. Bye Bye zemër” ky do jetë refreni që do të kemi të gjithë në mendje e do të këndojmë për pjesën tjetër të mbetur të verës nga kënga që sapo është lançuar nga një kombinim surprizë dhe fantastik si: Luana Vjollca, Don Phenom dhe Ervin Qerimi.
Luana e kishte paralajmëruar projektin e saj të radhës dhe më në fund ja ku e kemi dhe sigurisht që nuk zhgënjeu. Kemi filluar të këndojmë e të kërcejmë që tani.
Por vumë re se përveç bashkëpunimit me një emër të cettifikuar për suksesin e tij në muzik si Don Phenom, Luana ka zgjedhur edhe Ervin Qerimin, një talent i ri në projektin e saj të radhës.
Në fakt Luana ka qenë gjithmonë pro suportit të të rinjve dhe kjo këngë e tregon më së miri, pasi një projekt si ky është një promovim shumë i mirë për të rinjtë që aspirojnë të ecin në tregun muzikor.
Kujtojmë se jo në pak raste, këngëtarë me emër në treg kur kanë pasur bashkëpunime të tilla nuk e kanë marrë mundimin të njohin kontributin e talenteve të reja edhe pse në një farë mënyre pikërisht ata kanë qenë lezeti i këngës.
Jo më larg se një vit më parë, Ledri dhe Romeo me këngën e tyre “E keni dit” tërbuan rrjetin pasi nuk i shkruan emrin Klement Selitit i cili bëri intron e këngës.
Në shumicën e komenteve poshtë klipit në YouTube, fansat shprehën indinjatën e tyre për mos-përfshirjen e Klementit në klip, madje edhe i kanë akuzuar dyshen për diskrimin racor.
Ndërkohë që Luana ka zgjedhur jo vetëm ta ketë pjesë të klipit por të jetë njësoj i barabartë me dy artistët në çdo hap të këtij bashkëpunimi.
View this post on Instagram