Që mediat sociale shpesh përdoren për të dërguar mesazhe të koduara, nuk është ndonjë surprizë, por shpesh njerëzit priren që të shohin vetëm atë anë të medaljes që ata duan, sidomos kur në to përfshihen emocionet e personazheve të tyre më të dashur.
Kështu është vlerësuar edhe postimi i fundit i reperit italian Fedez në Instagram, me një seri fotosh nga pushimet në Sardenja ku ndodhet bashkë me fëmijët e tij, Leone dhe Vittoria. Në përshkrimin e fotove, ai ka zgjedhur një frazë nga një këngë e grupit Blink-182, “I miss you”.
Ai shkruan: “Mos humb kohë për mua. Ti je tashmë zëri brenda kokës sime…(Më mungon, më mungon).”
Çfarë apo kujt ka dashur t’i drejtohet reperi? Disa admirues nuk kanë dyshime se ky është një mesazh i koduar që i drejtohet Chiara Ferragni-t. A i mungon Fedez-it gruaja e tij? Gjithsesi kaq ka mjaftuar që ndjekësit të hidhen në sulm, madje edhe kundër Fedez.
“Rifito Chiara-n. Asnjëherë nuk është vonë, por nëse nuk ndryshon sjelljen tuaj, do të plakesh vetëm” cilëson një prej komentuesve.
“Të braktisësh gruan kur ajo kishte më shumë nevojë për ty është e pafalshme. Ajo ishte aty për ty në momentet tua më të këqija. Sa e trishtueshme!” shkruan një tjetër. “Kur të të mbarojë adoleshenca…merr gruan të lutem!” komenton dikush tjetër.
Aktualisht, influencuesja ndodhet në Korsikë, së bashku me motrën e saj Valentina dhe një grup miqsh, pasi ka kaluar disa ditë në Greqi me fëmijët.
Sado që njerëzit ende mund të shpresojnë për një rikthim mes dyshes së famshme, të dy përveçse janë ndarë prej kohësh, ata as nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Thuhet se Chiara Ferragni është lidhur me sipërmarrësin Silvio Campara.
Sipas thashethemeve që kanë qarkulluar javët e fundit, ka qenë pikërisht bashkëshortja e tij, Giulia Luchi, ish-konkurente në miss Italia dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël që i ka prezantuar ata.
Nga ana tjetër, Fedez ka kaluar në disa lidhje romantike, nga modelja franceze Garance Authié te vajza brune me të cilën u shfaq duke u puthur në një jaht. Megjithatë, për reperin e njohur pas ndarjes kjo duket si një periudhë argëtimi me pasionit të dashurive të reja, problemeve shëndetësore dhe fëmijëve të tij.