Një dëshirë pas vdekjes tingëllon pothuajse e shenjtë, por gjërat janë më të ndërlikuara kur përfshin vrasjen e një kafshe të shëndetshme. Kjo ndodhi në rastin e Alain Delon , i cili kishte kërkuar, në rast se ai ndërronte jetë para qenit të tij, Loubo , që kafsha e tij të eutanizohej dhe të varrosej me të.
Organizatat e mirëqenies së kafshëve u ngritën përballë kësaj perspektive dhe më në fund, fëmijët e aktorit, i cili vdiq në moshën 88- vjeçare, vendosën të mos plotësojnë dëshirën e tij, siç konfirmohet nga Fondacioni Brigitte Bardot dhe vajza e Delon, Anouchka.
Në veçanti, një përfaqësues i fondacionit tha se ”Anouchka Delon më tha se Loubo është një anëtar i familjes dhe ata do ta mbajnë atë. Ai nuk do të eutanizohet”.
Më herët organizata franceze për mirëqenien e kafshëve SPA, vetëm një nga shumë që kishte shprehur kundërshtimin e tyre ndaj eutanazisë së kafshës, kishte thënë:
“Jeta e një kafshe nuk duhet të varet nga ajo e një njeriu. SPA do të ishte e lumtur ta merrte qenin dhe t’i gjente një familje.”
Delon ka pasur qen gjatë gjithë jetës së tij. Në fakt, aktori kishte një varrezë kafshësh në shtëpinë e tij, La Brûlerie , në juglindje të Parisit, ku ishin varrosur të paktën 35 nga qentë që ai kishte adoptuar herë pas here.