Mediat e huaja kanë raportuar për detajet e divorcit të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck.
Mësohet se këngëtarja dhe aktori dhanë datën 26 prill 2024 si datën e ndërprerjes së bashkëjetesës.
Data e paraqitjes është 20 gushti, pikërisht përvjetori i dytë i martesës së tyre në Georgia, e mbajtur më 20 gusht 2022.
Shumë u habitën nga informacioni se çifti dyshohet se nuk nënshkruan një marrëveshje paramartesore.
Pa një marrëveshje paramartesore, të ardhurat individuale të Jennifer dhe Ben gjatë dy viteve të fundit – qoftë nga projekte filmike apo biznese të tjera të mëdha – janë pronë e përbashkët.
Për sa para po flasim?
Jennifer, e cila ka një vlerë neto prej 350 milionë eurosh, ka bërë katër filma që kur u martua me Ben, duke përfshirë projektin 18 milionë eurosh “This Is Me… Now: A Love Story”, të cilin ajo e financoi vetë dhe që dokumenton romancën e çiftit.
Ajo gjithashtu lansoi koktejet ‘Delola’ dhe duhej të shkonte në një turne botëror, i cili në fund u anulua.
Ben, i cili ka një vlerë neto prej 130 milionë eurosh, luajti në filmat Air (2023) dhe Hypnotic (2023).
Për t’i komplikuar më tej gjërat, Jennifer dhe Ben punuan së bashku në filmin e ardhshëm “Unstoppable”.
Thuhet se vendimi për divorcin përfundimtar është nxitur pikërisht nga një mosmarrëveshje për paratë. TMZ shkruan se negociatat për një zgjidhje financiare kanë vazhduar prej muajsh.
Në muajin maj kanë nxjerrë në shitje edhe vilën ku jetonin bashkë.
Kujtojmë që të martën, Lopez ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për divorc nga martesa e saj dyvjeçare.