Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, yjet e Hollivudit që rindezën romancën dhe u martuan dy dekada pas një ndarjeje të bujshme, po divorcohen, sipas njoftimeve të disa mediave.
Lopez dorëzoi kërkesën për divorc në një gjykatë në Los Anxheles të martën, njoftoi faqja TMZ.Lajmi vjen dy vjet pasi çifti festoi dasmën në një ceremoni luksoze në shtetin e Xhorxhias.
Ata ishin martuar zyrtarisht në korrik 2022 në Las Vegas. Zëdhënësit e aktorëve Lopez dhe Affleck nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Në fillim të viteve 2000, dyshja e quajtur “Bennifer” ishin çifti më i përfolur në botën e Hollivudit. Ata e anuluan papritur dasmën e tyre në vitin 2003 dhe u ndanë disa muaj më pas.
Lopez u martua me këngëtarin Marc Anthony, bashkëshortin e saj të tretë, vetëm pesë muaj pas ndarjes nga Affleck në vitin 2004.
Më pas Affleck, u martua dhe pas disa vitesh u divorcua me aktoren Jennifer Garner.
Lopez dhe Affleck u lidhën përsëri në vitin 2021. Lopez u shpreh se “20 vjet më pas, kemi një fund të lumtur”.