E rrahen brutalisht/ Si është gjendja e plagës së Klea Prengës pas dhunës nga motrat Berisha

Klea Prenga ka publikuar pak minuta më parë disa foto të gjendjes së saj pas dhunës nga motrat Berisha. Antonela dhe Mariela Berisha e goditën në fytyrë duke i shkaktuar një plagë të rëndë.

Në fotot e publikuara nga Klea duket se gjendja është përmirësuar goxha edhe pse shenjat duken ende aty dhe po kurohet. Klea duket se ka gjetur qetësi në vendin e shenjtë, në Kishën e Laçit.

“Asnjë armë e krijuar kundër jush nuk do të ketë sukses”, shkruan ajo duke shkëputur një frazë nga bibla.