Paris Hilton nuk po e kalon periudhën e saj më të mirë, përkundrazi, ajo po mban zi për disa nga gjërat e saj me vlerë, të cilat u shkatërruan në një zjarr javën e kaluar.
TMZ-ja ndau historinë, kur “shtëpia e saj e lëvizshme” mori flakë teksa ajo ishte vendosur për xhirimet e videoklipit të saj të ri, “Bad Bitch Academy”.
Tani, Paris ka ndarë pamje nga afër të dëmit të bërë në gjërat e saj duke kapur pamjet e asaj që mbetën pas zjarrit.
Paris bën një video të plotë të sendeve të saj, ku konfirmoi se vetëm një nga ditarët e saj i kishte mbijetuar.
Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin, por Departamenti i Zjarrfikësve po merret me hetime.