E harroi JLo-në, Ben Affleck shfaqet i lumtur krah ish-gruas (FOTO)

Paraqitja e fundit e Ben Affleckut, i buzëqeshur dhe i relaksuar, nuk ishte parë prej kohësh.

Paparacët kapën aktorin dhe regjisorin 52-vjeçar me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner, dhe vajzën e tyre, 18-vjeçare. Kujtojmë se ish-çifti ka dy fëmijë, Seraphinën 15-vjeçare dhe Samuelin 12-vjeçar.

Gruaja e tij e dytë, Jennifer Lopez, pavarësisht se konsiderohej e afërm me vajzën e tij, nuk ishte askund. Në fund të fundit, informacionet thonë se procesi i divorcit me Affleckun tashmë ka nisur, megjithëse ata vetë nuk kanë konfirmuar asgjë zyrtarisht.