Pesë arsye për të mos anashkaluar kurrë hidratimin e lëkurës tuaj

Tre “rregullat” bazë të kujdesit për lëkurën për ta mbajtur atë të shëndetshme dhe me shkëlqim janë të thjeshta: pastrimi, mbrojtja nga dielli dhe hidratimi.

Më poshtë, ne po ndajmë pesë fakte të rëndësishme rreth hidratimit, prandaj mos e anashkaloni më kurrë këtë hap.

Përmirëson elasticitetin e lëkurës

Elasticiteti i referohet aftësisë së lëkurës për t’u shtrirë dhe për t’u kthyer në formën e saj origjinale menjëherë. Humbja e këtij elasticiteti e bën lëkurën të duket e lirshme dhe e varur, prandaj dermatologët thonë se hidratimi është një nga sekretet më të mëdha kundër plakjes.

Rezulton në një pamje të reduktuar të rrudhave

Hidratimi i thellë dhe sistematik mbush qelizat e “etura” të lëkurës dhe zbut rrudhat. Ky rezultat mund të arrihet edhe në një kohë të shkurtër nëse produktet e kujdesit përmbajnë përbërësit e duhur.

Ndihmon në prodhimin e ekuilibruar të sebumit

Edhe pse shumë besojnë se lëkura e yndyrshme nuk ka nevojë për hidratim, kjo nuk është e vërtetë. Lëkura e dehidratuar detyrohet të prodhojë më shumë sebum për t’u mbrojtur, duke rezultuar në dehidratim më të madh.

Përmirëson mbrojtjen e lëkurës

Lëkura e shëndetshme dhe e hidratuar është e pajisur më mirë për t’u mbrojtur kundër sulmeve mjedisore. Pra, nëse hidratimit i shtojmë disa antioksidantë, lufta kundër radikalëve të lirë bëhet edhe më e lehtë.

Forcon funksionin e detoksifikimit

Qelizat e shëndetshme kanë aftësinë për të shpëlarë toksinat, të cilat rezultojnë në lëkurë, dhe aftësia e lëkurës për të detoksifikuar varet nga lëkura e hidratuar në mënyrë efektive.