Detaje nga vrasja në dasëm në Kosovë, viktima xhaxhai i bashkëshortit të presidentes Osmani

Detaje të reja kanë dal në dritë për vrasjen mbrëmjen e së te premtes në parkingun e një salle dasmash në Ferizaj të Kosovës. 89-vjeçari që ka humbur jeten është Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës. Të njëjtat burime raportojnë se viktima është xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është zyrtari i policisë Festim Ramadani i cili ka qëlluar disa herë mbi 89 vjeçarin.

I moshuari nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Burimet bëjnë me dije se zyrtari i policisë ka qenë jashtë orarit të detyrës në momentin që ka kryer krimin e rëndë.

Pas vrasjes, ai është vetëdorëzuar në polici. Motivet e krimit ende nuk dihen ndërsa për autorin është caktuar masa e ndalimit per 48 orë. Festim Ramadani po përballet me akuzën “Vrasje e rëndë me dashje”