Noizy zyrtarisht sapo ka dalë nga burgu ku qëndroi rreth 10 ditë.
Ai ka marrë telefonin dhe është futur live në instagtam, teksa u shpreh se ka besim tek drejtësia shqiptare dhe ajo e Kosovës.
“Sa kisha pa prek telefonin…. Uroj që të jeni mirë. Nuk di ku ta filloj, por di të them…”, tha ai.
Ndërkohë ka ndaluar makinën pasi pa që një djalë i vogël kërkoi që të bënte foto me të.
“Të mërkurën në Stadiumin Selman Stërmasi do të mbajmë një super koncert”, tha Noizy.
Më tej reperi shtoi se ka besim tek drejtësia shqiptare dhe ajo e Kosovës.