Molly-Mae Hague ka njoftuar ndarjen e saj nga i fejuari Tommy Fury pas pesë vitesh së bashku.
Influencuesja ndau lajmin në Instastory me 7.9 milionë ndjekësit e saj, duke shtuar se do të largohej pak nga mediat sociale.
“Jam jashtëzakonisht e mërzitur të njoftoj se lidhja ime dhe Tommy ka marrë fund”, ka postuar ajo.
Dyshja, të cilët u njohën në serinë e vitit 2019 të Love Island dhe u fejuan në vitin 2023, mirëpritën vajzën e tyre Bambi në fillim të vitit të kaluar.
“Kurrë në një milion vjet nuk kam menduar se do të më duhej ta shkruaja këtë. Pas pesë vitesh që jemi bashkë, nuk e imagjinoja kurrë se historia jonë do të përfundonte, veçanërisht jo në këtë mënyrë. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse për gjënë më të rëndësishme për mua tani dhe gjithmonë, vajzën time të bukur”, shkroi ndër të tjera Molly-Mae.
Gjithashtu edhe Tommy bëri një reagim publik.
Në deklaratën e tij, Fury tha se ishte “zemërthyer” dhe kërkoi nga fansat privatësi. Ai falënderoi gjithashtu Hagën që “më bëri baba”, duke shtuar: “Bambi është prioriteti ynë”.