Broja zyrtarisht jashtë planeve të Chelsea, kush e merr numrin e tij në skuadër

E ardhmja e Armando Brojës, shihet gjithnjë dhe më larg nga Chelsea. Sulmuesit i është bërë e ditur se nuk është në planet e stafit teknik dhe duhet të gjejë një skuadër të re.

Për të konfirmuar se Broja nuk është në planet e klubit, ka mjaftuar edhe një lëvizje e bërë së fundmi.

Chelsea ka njoftuar se numri 19 do të mbahet nga afrimi i kësaj vere, Pedri Neto. Pikërisht ky numër mbahej nga Broja, por tashmë klubi ka zgjedhur t’ia japë sulmuesit portugez.

Në këtë situatë, 22-vjeçarit shqiptar, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të gjejë një ekip tjetër sa më shpejt të jetë e mundur, me shpresën se do i japin më shumë minuta, për të treguar aftësitë e tij.

Emri i Brojës ditët e fundit është lidhur me Stuttgart në Gjermani dhe Everton në Angli, por ende nuk ka një lëvizje zyrtare.