Nuk do të ketë një sezon të gjashtë të serialit “La Casa de Papel”, me sezonin e pestë që ka nisur xhirimet dhe do të jetë i fundit i një prej serialeve më të ndjekur në Netflix.
Lajmi u bë i ditur nga aktori Alvaro Morte, i cili luan në rolin e “Profesorit”, protagonistit absolut të filmit.
“Duket se po vijmë drejt fundit”, shkruante aktori krah fotos së maskës që është bërë simbol i këtij seriali.

Mirëpo ndërkohë që të gjithë po presin të shikojnë ç’është përgatitur këtë herë, aktorët duket se po i japin lamtumirën serialit. “Profesori” përmes një videoje ka falenderuar çdokënd për mbështetjen që i kanë dhënë në këto 5 sezone.
Postimi i tij i ka prekur të gjithë fansat e serialit, por nga ana tjetër ka ngritur shumë pikëpyetje.
“Duke xhiruar për herë të fundit në setin e La Casa de Papel. Fjalët janë të pakta. Jam mirënjohës ndaj gjithkujt: fansave të parët sigurisht, dhe gjithë skuadrës së Vancouver dhe Netflix. Edhe ndaj teje, i dashur Profesor. Do më mungojë shumë koha e bukur që kam kaluar këtu. Faleminderit”, ka shkruar Alvaro.
