Pushimet e miliarderëve/ Cilët të famshëm iu bashkuan Bezos-it dhe Lauren-it në jahtin e tyre?

Shefi i Amazon-s, Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez dinë të kënaqen. Çifti i njohur është parë në Itali me shumë miq të famshëm, si aktori Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti, këngëtarja Katy Perry dhe aktori Orlando Bloom.

Çiftet e famshme u fotografuan, duke zbritur nga një varkë në plazhin Nikki në Sardenjë dhe shkuan në Mesdhe me superjahtin Koru të Bezos, i cili kushtoi rreth 500 milionë dollarë që u deshën gati pesë vjet për t’u ndërtuar.

Milioneri 60-vjeçar dhe e fejuara e tij 54-vjeçare dukeshin shumë tërheqës, veçanërisht Laureni, e cila doli me bikini të zeza, mbi të cilat kishte veshur një fustan plazhi të zi, transparent dhe me dantellë.

Ish-prezantuesja e lajmeve nga Los Angeles ka stiluar flokët e saj dhe ka vendosur syze dielli. Ajo mbante në duar një çantë të madhe të bardhë dhe i dashuri i saj kishte zgjedhur një bluzë të zezë me mëngë të shkurtra.

Kujtojmë se çifti e shpalli publikisht lidhjen e tyre në vitin 2019, ndërsa u fejuan në maj të 2023. Data e dasmës nuk dihet ende, por nuk ka dyshim se ajo do të jetë shumë luksoze.
DiCaprio, 49 vjeç, u shfaq me pantallona të shkurtra. E dashura e tij 26-vjeçare kishte veshur një minifund dhe një bluzë të bardhë.

Çifti u pa për herë të parë së bashku në gusht të vitit 2023 dhe duket se janë të pandarë që atëherë.

Fituesja e çmimit të muzikës Billboard, Katy Perry do ta publikojë albumin e saj të ri në shtator, ndërsa para kësaj vendosi të pushonte nga puna dhe u shfaq në megajaht me një fustan shumëngjyrësh. I dashuri i saj, 47-vjeçari Orlando Bloom, shfaqi trupin e formësuar me një këmishë të bardhë të zbërthyer.

Grupi i miqve të famshëm u nisën për drekë përpara se të gjithë të ktheheshin në superjahtin e Bezos.