Bebe Rexha konfirmon lidhjen e re, ja kush është personi që i ka marrë zemrën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, në fund të muajit korrik erdhi për herë të parë në Kosovë.

Ajo ka ndarë së fundmi një postim me fotografi të ndryshme nga vendet e ngjarjet që ka marrë pjesë.

Mes tjerash, biondja ka konfirmuar edhe të dashurin e saj të ri, me të cilin ka qenë në pushime.

Bebe po shijon një romancë me arkitektin grek, Simos Liakos.