Moderatorja Klea Huta ka ndarë së fundmi një shqetësim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Ajo tregon se ka përfunduar në spital si pasojë e një plage në këmbë të shkaktuar nga atletet.
“Gjithçka nisi nga një atlete që më vrau këmbën”-shprehet Klea, duke rrëfyer më tej se pas disa ditësh që këmba e saj nisi të infektohej, enjtej dhe në momentin që ajo nuk kishte parë një përmirësim, vendosi të merrte analizat e gjakut dhe të bënte kulturën e këmbës.
Ndërsa priste për një përgjigje, mjekët i bënë me dije se nga plaga e marrë rezultoi të kishte “streptococus pyogen” i cili është një bakter agresiv që jep infeksione të shprehura.
Siç tregon moderatorja ky problem e ka detyruar të shkojë çdo ditë në spital për tu mjekuar me antibiotikun venoz.