Kim Kardashian e hapur për takime, por ja çfarë prioritetesh ka ajo

Kim Kardashian thuhet se është e hapur për takime të reja mirëpo ajo kërkon pranë vetes një njeri të besueshëm, besnik, të suksesshëm dhe të orientuar drejt familjes.

Një burim i brendshëm tha për “Entertainment Tonight” se ylli televiziv nuk është e mbyllur për dashurinë por tani për tani është e fokusuar vetëm tek puna dhe tek fëmijët e saj.

“Ajo do të donte të takohej me dikë që është i besueshëm, besnik, i suksesshëm dhe më e rëndësishmja, i drejtuar nga familja dhe fëmijët. Ky është gjithmonë prioriteti kryesor i Kim-it, kështu që ajo do të ishte me dikë në mënyrë romantike vetëm nëse ai i përshtatet atij modeli të përgjithshëm.”- u shpreh burimi.

Për ata që nuk e dijnë, kanë kaluar pothuajse dy vite që kur Kim dhe Pete Davidson i dhanë fund romancës së tyre nëntëmujore. Të dy hoqën dorë nga njëri-tjetri, në dukje me kushte miqësore.