Shakira u pa duke darkuar me një burrë misterioz në Miami këtë javë – pak pasi rrëfeu se nuk ishte gati për një ‘marrëdhënie zyrtare’.
Ylli i popit 47-vjeçar u pa duke shijuar një vakt intim me shokun e saj mashkull në një ambient magjepsës me pamje romantike të oqeanit dhe horizontit, shkruan DailyMail.
Duke shfaqur këmbët e saj në top formë me një veshje me prerje të lartë, këngëtarja e hitit “Hips Don’t Lie” po i dhuronte një buzëqeshje simpatike shokut të saj të ri.
Ai u përgjigj duke u përkulur mbi tavolinë drejt saj, e cila ishte vendosur pranë parmakut, duke i dhënë privatësi çiftit.
Kjo dalje e saj vjen dy vjet pas ndarjes së shumë përfolur me yllin spanjoll të futbollit Gerard Pique, i cili u përfol se e kishte tradhtuar.
Gerard dhe Shakira ishin së bashku për 11 vjet dhe kanë dy fëmijë – djemtë Milan, 11 dhe Sasha, nëntë vjeç, përpara se të ndaheshin në vitin 2022.