Luana Vjollca bashkon forcat me reperin e famshëm shqiptar! Ja kënga virale e dyshes (VIDEO)

Prej javë më parë Luana Vjollca na surprizoi të gjithëve me një reels ku na zbuloi pak nga kënga e saj më e re që pritej të ishte bashkëpunim, por ende nuk dinim emrin apo emrat e artistëve.

Kënga u bë virale ende pa u publikuar, ku shumë përdorues të Instagram & Tiktok e përdorën si këngë në reels-at e tyre.

Epo tanimë nuk ka më sekrete dhe Luana sapo na zbuloi gjithçka mbi HIT-in e radhës.

Ajo dhe artisti i njohur shqiptar, Lumi B kanë bashkuar forcat për projektin e tyre më të ri.

Bëhet fjalë për një këngë që me siguri do të kthehet në hit, e cila do të titullohet “Atë natë”. VIDEO

E projekti surprizues ka tashmë një datë publikimi. Ditën e nesërme, ora 18:00 do të na gjejë me youtube-n hapur, duke pritur padiskutim një nga këngët që do e dëgjojmë kudo këtë verë.

Dyshja kanë publikuar foton me datën e lançimit në instagram, teksa shfaqen të kombinuar me njëri-tjetrin: Luana me format trupore perfekte sensuale dhe Lumi B, i kuruar në çdo detaj.