Këngëtarja e famshme u bë nënë për herë të parë, zbulon emrin e bebit

Ellie Goulding, u bë nënë për herë të parë para pak ditësh. Lajmin e bukur e dha bashkëshorti i saj, Caspar Jopling, përmes një postimi në Instagram.

Artisti publikoi një foto të shifrës së popullsisë të botës dhe kështu zbuloi se sot u shtua në Tokë banorja më e re.

Çifti i famshëm ka zbuluar për mediat e huaja edhe emrin e veçantë me të cilin e kanë pagëzuar, Arthur Ever Winter.

“Mami dhe bebi janë të dy të shëndetshëm dhe të lumtur! Jemi shumë mirënjohës. Unë nuk flas për vëmendjen publike që vjen me punën e Ellie-t, por gjatë këtij momenti magjik dhe personal ne do e vlerësonim shumë nëse do të na lejonit të shijojmë privatësinë tonë… Faleminderit”, shkruante Casper kur lajmëroi ardhjen në jetë të bebushit. /Afterparty.al