Icardit nuk i del inati me Wanda Narën, futbollisti merr vendimin drastik ndaj ish-partneres

“Vendosa të ndahem, por nuk do të ndalemi së qeni familje. Nuk ishte gabim as të përpiqeshim një mijë herë më shumë kur ka dashuri. Nuk pendohem për asgjë, por sot duhet të mbetem vetëm. Nuk ka fajtorë apo palë të treta”, me këto fjalë konfirmoi Wanda Nara përmes Instagramit të saj atë që duket si ndarja e saj përfundimtare me Mauro Icardin pas gati një dekade së bashku.

Që atëherë, argjentinasja po shijon në maksimum fazën e saj të re si beqare në vende si Rio de Zhaneiro dhe Miami, ndërsa futbollisti përgatitet për sezonin e ri Galatasarayn në Turqi.

Në mes të gjithë kësaj situate, drejtuesi i talk showt Majo Martino i programit ‘Mañanísima’ ka zbuluar në televizionin argjentinas lëvizjen e fundit të futbollistit. Icardi ka marrë vendimin drastik për të bllokuar kartat e kreditit të nënës së dy vajzave të tij.

Një temë për të cilën ka folur edhe Ana Rosenfeld, avokatja e Wandës. “Këtu nuk ka gënjeshtra, përkundrazi. Janë realitete që, sigurisht, realiteti rrotullohet si bota, por kjo është e vërteta.

Nuk e di nga ka ardhur ai informacion. Po, është e vërtetë që burrat e përdorin shpesh këtë si masë shtrënguese. Në rastet që kam punuar për pesëdhjetë vjet, gjëja e parë që bëjnë burrat është të heqin kartën e kreditit ose të mos kujdesen për mbështetjen e fëmijëve të tyre”, përfundoi avokatja.