Luiza Gega nuk ka mundur të kualifikohet në finalen e atletikës në Lojërat Olimpike. 35-vjeçarja u rendit e 9 në baderinë e saj kualifikuese, duke qenë larg pritshmërive, pasi në finalen e 3000 metrave me pengesa kualifikoheshin 5 atletet e renditura të para.
Gega garën kualifikuese e mbylli me kohën 9 minuta, 27 sekonda dhe 41 të qintat, duke qenë edhe shumë larg rekordit të saj personal. Me eliminimin e Gegës mbyllet edhe përfaqësimi i Shqipërisë në Lojërat Olimpike në atletikë, ndërsa pa garuar kanë mbetur vetëm sportistët e mundjes.
Me një postim në faqen e saj zyrtare, Gega reagon për eliminimin ku zbulon se ka vuajtur nga një sëmundje gjatë fazës përgatitore.
“Eshte kaq veshtire te gjesh fjale kur ndihesh totalisht e deshtuar dhe ne fakt ne keto momente e tille ndihem. E di qe do kaloj, cdo gje kalon me kohen por ne kete moment dhemb shume sepse vertet jam munduar dhe enderruar qe do ja dal pavarsisht se gjerat qe ne muajin prill pasi u semura gjerat moren “dishezen”. Gjithsesi perseri perpiqesha fort cdo dite edhe perse me shume stres nga ndjesite jo te mira te trupit tim perseri rrija me shpresen qe do e perballoja nje gare te niveli por ne fakt nuk ndodhi keshtu.