Pse disa persona vazhdojnë lidhjen e tyre edhe pse e dinë se është humbje kohe?!

Ju tingëllon si e dëgjuar kjo situatë? Personi me të cilin po shoqëroheni nuk është tipi juaj, mirëpo gjithsesi nuk po i ndërprisni takimet me të. Të paktën një herë secili nga ne mund të ketë pasur një romancë me ndonjë person, i cili në të vërtetë nuk na ka pëlqyer edhe aq. Nëse po pyesni veten se pse ndodh kjo, ja disa nga arsyet kryesore…

Monotonia është e trishtueshme

Të gjitha mikeshat tuaja kanë pasur një partner dhe nuk kanë pasur kohë për t’u shoqëruar me ju, prandaj ai ju nevojitej për shoqërim. Ndonjëherë ka ditur të jetë jashtëzakonisht argëtues.

Frika nga vetmia

“Si t’ia bëj nëse nuk gjej askënd?” Nëse një mendim i tillë ju ka shkuar në mend, atëherë keni menduar se ai nuk është zgjedhja më e keqe. Dhe sipas jush, është mirë të kesh dikë të cilin mund ta thërrisni pas një dite të lodhshme në punë për t’u shoqëruar, sepse është më mirë se të rrish në shtëpi, duke shikuar TV.

Ai është njeri i mirë

Kurrë nuk jeni shqetësuar nëse ju gënjen, ju tradhton, ju shfrytëzon etj., sepse ai thjesht nuk është tip i tillë.

Ora biologjike

Deri tani i keni caktuar vetes standarde të larta, të cilat ju kanë bërë t’ju dështojë çdo lidhje. Mirëpo, ora biologjike nuk është ndalur pasi keni kërkuar dikë i cili do t’ju përshtatet, prandaj kjo gjë ka filluar t’ju frikësojë.

Ndarja është e vështirë

Mirëpo, është edhe më e vështirë të humbësh kohën me dikë për të cilin e dini që nuk keni të ardhme së bashku, sepse në një marrëdhënie të tillë humbni edhe nervat edhe kohën.