Nënshkruhet marrëveshja edhe me Tajlandën/ Shqiptarët pa viza në 99 shtete

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete.

Pas bisedimeve dhe nënshkrimit të marrëveshjeve vizat u hoqën së fundmi edhe me Tajlandën.

“Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.


MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.