Jennifer Lopez zëvendëson gjerdanin e saj “Ben” me bizhuteri “Jennifer” diamanti.
Aktorja thuhet se e kaloi përvjetorin e dytë të martesës larg bashkëshortit të saj, Ben Affleck.
Jennifer Lopez me sa duket ka shkëmbyer gjerdanin e saj ku shkruhej “Ben”, për nder të bashkëshortit të saj Ben Affleck, me një pllakë diamanti që nderon veten e saj, pasi kësaj here gjerdani kishte gërmat JENIFFER.
Ndërsa po shijon ca kohë në Hamptons, këngëtarja dhe aktorja u pa e veshur me një palë pantallona të bardha kombinuar me një bluzë të thjeshtë të zezë.
Këngëtarja e “Let’s Get Loud” përfundoi pamjen e saj verore me një palë vathë të preferuar dhe atlete të bardha.
Megjithatë ajo që ishte ndoshta më e dukshme në pamjen e Lopez ishte gjerdani i saj, sepse në vend që të vishte varësen e saj të zakonshme të zemrës që shkruan emrin Lopez kishte veshur një gjerdan me pllakë emrin “Jennifer” të veshur me diamant.
Nëse Lopez kishte për qëllim që nëpërmjet aksesorëve të saj të dërgojë një mesazh, atëherë JLo ja doli, sepse të gjithë po komentojnë mungesën e ‘Ben’ në qafën e saj.