Këngëtarja Bleona Qereti është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën penale të Tiranës.
Ajo është kapur teksa hyn në gjykatë e shoqëruar me avokaten Endira Bushati.
Mēsohet se bëhet fjalë për një kallëzim të bërë ndaj një studio arkitekturore, me të cilën kishte pasur një kontratë për arredimin e një apartamenti.
Raportohet se këngëtarja shqiptare e cila jeton në SHBA ka dhënë një pjesë të lekëve por që nga studioja arkitekturore nuk janë kryer punimet, për këtë arsye cështja ka përfunduar në gjykatë.