Joe Biden është tërhqeur nga gara presidenciale, duke thënë se “është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit”.
Ky vendim vjen katër muaj përpara se amerikanët të shkojnë në votime, duke e shtyrë garën për Shtëpinë e Bardhë.
Kjo pason javë të tëra presioni intensiv nga kolegët demokratë pas një debati të lëkundur ndaj republikanit Donald Trump në fund të qershorit.
Në një letër të postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ai tha se ka qenë nderi më i madh i jetës së tij të shërbejë si president.
“Dhe ndërsa synimi im ka qenë të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”./