Autoriteti Italian i Konkurrencës ka nisur hetimet ndaj filialeve të kompanive të modës luksoze “Armani” dhe “Dior” për shfrytëzimin e dyshuar të punonjësve në zinxhirët e tyre të furnizimit.
Sipas autoritetit, kompanitë, në disa raste, kanë shitur produkte nga vendet ku punëtorët paguheshin më pak – duke iu nënshtruar orëve të gjata të punës dhe duke u punësuar në kundërshtim me rregullat e sigurisë.
“Ambjentet e biznesit të kompanive në Itali u kontrolluan dje”, tha autoriteti në një deklaratë për shtyp.
“Në të dyja rastet, kompanitë mund të kenë lëshuar deklarata të pavërteta për etikën dhe përgjegjësinë e tyre sociale, veçanërisht në lidhje me kushtet e punës dhe respektimin e ligjit nga furnitorët e tyre”, thuhet në deklaratë.
“Hetimi do të shqyrtojë nëse kompanitë kanë përdorur praktika të paligjshme të punës në prodhimin dhe shitjen e mallrave të tyre me çmim të lartë”, tha autoriteti.
Kushtet e punës në kompanitë e kontraktuara janë në kontrast të plotë me standardet e larta të prodhimit të vlerësuara nga “Armani” dhe “Dior” në reklamat e tyre.
Sipas autoritetit, kjo praktikë shkel ligjin italian për mbrojtjen e konsumatorëve.