Nëse Gerard Pique mendon se ndarja e tij me Shakiran është harruar, ka gabuar.
Publiku është akoma shumë i interesuar për rrjedhat mes këngëtares dhe ish-futbollistit, aq më tepër që Shakira i ka shprehur ndjenjat e saj përmes këngëve virale.
Në ‘La Velada del Ano IV’, më 13 korrik, Pique u detyrua të shikonte hijet e tij me të dashurën Clara Chia, kur në stadium u lëshua një këngë e Shakiras, të cilën ia kishte dedikuar atij.
Reagimi i tij siç pritej nuk ka kaluar pa u vënë re.
Ngjarja vjetore e organizuar nga Ibai Llanos mblodhi së bashku transmetues, krijues të përmbajtjes dhe të famshëm në stadiumin ikonik Santiago Bernabeu në Madrid.
Pique u mundua të fshihej, gjersa ishte me fëmijët: Sasha dhe Milan.
Ndërsa shfaqej i qetë, sjellja e tij ndryshoi tërësisht kur filloi kënga, pasi të gjithë sytë u kthyen nga ai.
Të pranishmit u ngritën në këmbë dhe kënduan këngën me zë të lartë, ndërsa disa prej tyre po e xhironin reagimin e Pique.
Që pas ndarjes nga Shakira, Gerard ka nisur një romancë të re me Clara Chian. KLIKO KËTU