Me shumë mundësi, nëse jeni fansa të zjarrtë të “Keeping Up With The Kardashians”, e njihni të qarën ikonike të Kim, sidomos në episodet e para të reality shoë kur kjo e fundit humbi një nga vëthët me vlerë 75,000 dollarë në Bora Bora teksa lahej në ujë.
Për fat të mirë ose të keq, ky moment është ripërsëritur.
Në klipin e ditës së sotme të “KUWTK” Kris Jenner dhe vajzat e saj Kim, Khloe dhe Kourtney informojnë ekipin e xhirimit se kanë vendosur të përfundojnë transmetimin e shfaqjes përgjithmonë.
Në fund emocionet e mundin Kim, dhe ajo “shpërthen” në lot duke qarë në mënyrën që vëtëm ajo di, me mimikat ikonike.
“Dua thjesht ta dini sa ju vlerësoj, secilin dhe të gjithë ju që keni kaluar kohë larg familjeve tuaja për të qenë me familjen tonë të çmendur,” thotë mes të qarave 40 vjeçarja seksi. /Afterparty.al
