Pas veshjeve eksplicite, restorantet marrin vendimin ekstrem ndaj Kanye West dhe Bianca Censorit

Bianca Censori tronditi shikuesit të shtunën, kur darkoi në Los Anxhelos, me bashkëshortin e saj Kayne West.

Arkitektja australiane, i la pak vend imagjinatës në pjesën e sipërme, teksa mbërriti në një restorant me reperin.

Tani, restorantet janë zotuar të ndalojnë çiftin të hyjë në brenda pasi Censori u shfaq ashtu, shkruan DailyMail.

“Nuk do t’i kisha në restorantin tim. Krejtësisht e papërshtatshme dhe jo një model i mirë për fëmijët e vegjël që ta shohin këtë. Çfarë nuk shkon me ta?”, një tjetër ra dakord.

“Ajo duket absolutisht qesharake. Si mundet një restorant i mirë të pranojë një klient që e vesh atë? Edhe supermarketet kryesore kanë tabela gjatë verës që këshillojnë se bluzat duhet të vishen për qëllime higjienike kur bëni pazar, pasi po hynin burrat pa bluza. Kjo është shumë më keq”, tha njëri.

“Dikur të refuzohej hyrja në një restorant për shkak të kodeve të veshjes nëse nuk vishje kravatë, Sa kanë ndryshuar kohët, tani mund të hysh dhe të darkosh pothuajse lakuriq”, ka shkruar një i tretë.