Futbollisti anglez, Gary Neville i pyetur në një intervistë se pse mendonte se skuadra e tij do të fitonte kundrejt Spanjës, ai përmendi futbollistin spanjoll Marc Cucurella si arsye pse skuadra kundërshtare ishte e dobët.
“Cucurella është një nga arsyet që ne mendojmë se Spanja ndoshta nuk mund të shkojë deri në fund”, tha Gary Neville para Euros.
Ndërkohë pas fitores së djeshme, gruaja e futbollistit spanjoll ka reaguar me ironi kundrejt futbollistit anglez.
Ajo ka postuar foton e të shoqit me kupën në duar, teksa shkruan: Si ishte nata jote Gary Neville?

