Jeni në një marrëdhënie dhe po ëndërroni të hidhni hapa të mëtejshëm, por ende nuk jeni të sigurt nëse partneri juaj është “i duhuri”? Psikologët citojnë disa detaje që mund të kenë një rëndësi të madhe.
Mënyra se si sillet me prindërit tuaj
Një nga gjërat më të rëndësishme është mënyra se si trajton prindërit tuaj. Nëse ai shqetësohet gjithmonë nga çfarë thonë ata, atëherë diçka nuk është në rregull dhe duhet ta zgjidhni sa më shpejt. Nëse një mashkull nuk i respekton prindërit e partneres, ka shumë mundësi që edhe ju të bëheni viktimë e sjelljes së tij egoiste në të ardhmen.
Sa i interesuar është ai për dëshirat dhe qëllimet tuaja?
Me këto dëshira nuk nënkuptojmë dhuratën që dëshironi prej shumë vitesh apo një udhëtim romantik. Bëhet fjalë thjesht për gjërat më të vogla që dëshironi në jetë, për shembull koha dhe vëmendja e tij. Nëse ai respekton dëshirat tuaja dhe nëse vjen herët në shtëpi vetëm sepse ju mezi prisni të flisni me të, kjo tregon kujdesin dhe dashurinë për ju.
Ju motivon që të bëheni versioni më i mirë i vetes
Ekziston një vijë e hollë midis motivimit për t’u përmirësuar dhe gjetjes së të metave dhe nuk duhet t’i ngatërroni këto të dyja. Nëse partneri ju thotë se duhet të pini më shumë ujë dhe të kujdeseni për veten, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai po humbet interesin. Kjo pasqyron kujdesin dhe dashurinë e tij. Nëse ju motivon të shkoni në punë, ose të bëni atë që dëshironi, ai është i duhuri.