Një tjetër tradhti ndaj Khloe Kardashian?! Tristan thotë “TROÇ” të vërtetën

Për ditë me radhë është përfolur për një tjetër tradhti të Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian. Një 23-vjeçare e quajtur, Sydney Chase, pretendon se ka kryer marrëdhënie intime me bashketbollistin dhe se për herë të fundit ka kontaktuar me të pas 3-vjetorit të vajzës së tij, True.

Ajo shpjegoi situatën me detaje në një video të publikuar në TikTok ku ndër të tjera Tristan theksonte se Khloe nuk është tipi i tij, por rri me të për shkak të statusit të saj social.

Pas gjithë kësaj “rrëmuje” mediatike, babai i True ka reaguar për herë të parë.

Pavarësisht pretendimit të Sydney-t, një burim tregoi prova duke publikuar një e-mail që u dërgua nga ekipi ligjor i Tristanit, ku thuhej se ai ishte përdorur nga Chase.

Tristan Thompson ka punësuar një avokat për të rrëzuar akuzat për mashtrim nga modelja, të cilin ai e quan një gënjeshtare dhe po kërcënon të padisë nëse ajo vazhdon të shpifë. “Pretendimet e tua janë shpifje keqdashëse me qëllim të keq. Thompson nuk kishte asnjë marrëdhënie me ju asnjëherë. Nuk keni asnjë provë për të mbështetur pretendimet, është e qartë që ju jeni një gënjeshtare”, është shprehur në letër avokati i yllit të Celtics. /Afterparty.al