A abuzoi supervizori i FSHF me 18-vjeçaren në Dortmund? Flet prokurorja e çështjes

Denoncimi i një 18-vjeçareje se ishte përdhunuar nga një pjestar i stafit të FSHF u trajtua si skandal nga mediat gjermane, madje shkuan deri aty se drejtuan gishtin nga prokuroria se përse e kshite lënë të largohej drejt Shqipërisë të riun.

Ndërkohë që mediat kanë nxjerrë detaje të reja, lidhur me këtë ngjarje. Ishte Hellweger Anzeiger e cila publikoi e para lajmin se një përdhunim mund të kishte ndodhur në kampin ku u akomodua kombëtarja shqiptare në qendrën sportive Kaiserau gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit.

Në 7 korrik mediat raportuan se prokuroria e Dortmundit kishte nsiur hetimet ndaj një personi me shtësi shqiptare i dyshuar për një abuzim seksual më 23-qershor.

Ndërsa në 8 korrik mediat drejtuan gishtin, se si kishte mundësi që të lihej të largohej i lirë 26-vjeçari shqiptar, vetëm një ditë pasi ishte bërë denoncimi.

Por kësaj pyetjeje i ka dhënë një përgjigje shteruese Prokurorja Sonja Frodermann, e cila pranon se nuk ka dijeni për detajet e largimit.

“Për mendimin tim, largimi i hershëm nuk është një pranim faji,” shkruan ajo kur u pyet nga ekipi ynë redaktues. Po pse në sytë e tyre nuk kishte asnjë dyshim urgjent ndaj personit nga Shqipëria? Sonja Frodermann sqaron rrethanat si më poshtë: “Një dyshim i fortë ngrihet vetëm nëse provat për një dënim janë shumë të qarta. Në këtë rast, nuk u lëshua asnjë kërkesë për urdhër arresti, sepse nuk kishte dyshim urgjent (të arsyetuar) për vepër penale kundër personit”, tha Frodermann.

Sipas saj në Gjermani është e rëndësishme për gjyqësorin, sepse një dyshim i fortë për një vepër penale është shpesh parakushti bazë për lëshimin ose jo te një urdhër arresti apo nëse një gjykatës urdhëron paraburgim ose jo. Edhe nëse kjo ndodh, prezumimi i pafajësisë vlen deri në marrjen e një dënimi përfundimtar.

“Nuk ka dyshim për vepër penale sepse ende është e paqartë nëse i akuzuari subjektivisht e ka kuptuar mospasjen e vullnetit (dëshirës) nga ana e palës së dëmtuar. Nuk është sqaruar nëse i akuzuari e ka kuptuar se po vepronte kundër vullnetit të gruas apo jo. Mospasja e një dyshimi urgjent (te arsyetuar) do të thotë gjithashtu probabilitet i ulet për te dënuar personin”, thotë Sonja Frodermann. Kjo do të thotë se prokuroria publike vlerëson se shanset për ta akuzuar personin dhe për ta dënuar atë janë relativisht të ulëta.