Spanja është finalistja e parë e këtij kampionati Europian pas fitores me përmbysje kundër Francës në Mynih me rezultatin 2-1.
Sfida nisi mjaft mirë për “Gjelat”, të cilët kaluan në avantazh me Kolo Muani që ë minutën e 9’ të takimit.
Gjithsesi “La Roja” nuk u vendos nën presion dhe me anë të Yamal dhe Olmo në harkun e katër minutave përmbysën çdo gjë.
Ekipi i De La Fuentes arrita ta menaxhonte mjaft mirë takimin, edhe pse të besuarit e Deschamps provuan deri në fund për të barazuar me Mbappe dhe Theo, por pa mundur të gjenin sërish rrjetën.
Kështu Spanja shkon në finalen e Europianit, ku në Berlin do të presë fituesin e takimit Holandë-Angli, ndërsa Franca i jep lamtumirën këtij kompeticioni.