Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një nga çiftet më të bukura të showbizit ndërkombëtar, e sigurisht shumë të dashur për publikun shqiptar e atë turk.
Nuk është çudi që çdo gjë që ndodh në familjen e tyre të sapokrijuar tërheq vëmendjen e të gjithëve, sidomos në rrjete sociale. Sot, është ditëlindja e të voglit Efehan. Djali i parë i ish-Missit shqiptar dhe aktorit turk mbush 2 vjeç.
Almeda i ka bërë një urim emocionues në Instagram, teksa ka ndarë një foto me të dhe bashkëshortin Tolga në tavolinë me tortën e ditëlindjes.
“Gëzuar ditëlindjen djali im i shtrenjtë! Të duam sot, nesër dhe përgjithmonë,” shkruan ylli i serialeve turke.
Kujtojmë se Almeda dhe Tolga lidhën kurorë në Shkurt të 2017-ës, dhe shumë shpejt Efehan do të bëhet me një motër pasi bukuroshja brune është në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe pret një vajzë. /Afterparty.al

