Julia Fox e ka deklaruar veten lesbike.
Ylli 34-vjeçar, e cila ka shijuar një lidhje me Kanye West pak vite më parë, e ka bërë të ditur këtë përmes një videoje në TikTok.
Ajo bëri njoftimin ndërkohë që iu përgjigj një fansi në këtë platformë sociale.
Në një bisedë të sinqertë me Variety, Julia foli për pasiguritë e saj të së kaluarës, duke zbuluar se pavarësisht se të tjerët shihnin potencial tek ajo, asaj i mungonte vetëbesimi.
“Unë gjithmonë kisha njerëz që më thoshin se mund të bëja shumë më tepër dhe nuk kisha të njëjtin nivel besimi”, u shpreh modelja.
