Brad Pitti dhe Ines De Ramoni bënë paraqitjen e tyre të parë zyrtare publike në Çmimin e Madh të Britanisë të dielën. Paparacët që ishin në vendngjarje fotografuan çiftin për herë të parë së bashku.
Kjo është gjithashtu hera e parë që publikohen foto zyrtare të yllit të Hollywood me partneren e tij. Brad Pitt shihet i veshur në nuancat e së bardhës, me një xhaketë të verdhë, ndërsa Ines de Ramon ka veshur një fustan blu të hapur dhe syze dielli.

