Margot Robbie është shtatzënë.
Aktorja e producentja e filmit “Barbie” është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin Tom Ackerley.
Spekulimet nisen në rrjetet sociale kur Margot u fotografua në pushime me Tomin, që tregoi pak barkun e saj.
Çifti u takuan për herë të parë në vitin 2013. Ata u bashkuan një vit më vonë dhe u martuan në dhjetor të 2016-tës.
