Dje të gjitha mediat nuk pushonin së shkruari për shifrën “e çmendur” të orës më të shtrenjtë që ka prodhuar ndonjëherë Rolex dhe unazën e diamantit në dorën e Cristiano Ronaldos.
Një tjetër yll botëror ka tërhequr vëmendjen së fundmi me vlerën marramendëse të bizhuterive, pavarësisht se nuk krahasohet me 580 mijë paund-ët e aksesorëve të ikonës së futbollit të lartpërmendur në konferencën që u zhvillua në Dubai. Bëhet fjalë për Hailey Bieber, bashkëshorten e Justin.
Modelja 24 vjeçare ka postuar dy foto me bikini në Instagram. Si aksesor ajo kishte vendosur bizhuteri floriri e diamanti në trup të “Jacquie Aiche” që kushtojnë plot 30 mijë dollarë. Sërish “çmenduri”! /Afterparty.al

