Anglia kualifikohet falë penalltive, Zvicra largohet nga Europiani me kokën lart

Është mbyllur ndeshja mes Anglisë dhe Zvicrës, e cila shkoi deri në penallti.

Koha e rregullt dhe koha shtesë është mbyllur në barazim 1-1.

Të parët që shënuan ishin hevetët me anë të Embolo, por anglezët nuk u dorëzuan dhe shënuan me Saka për të barazuar rezultatin.

Të dyja skuadrat patën raste, por nuk shënuan dot më shumë se një gol.

Kështu, kjo është ndeshja e dytë çerekfinale që shkon në kohë shtesë pas Francë-Portugali.