Do ta shihni kudo, njihuni me trendin më të ri të make up-it të kësaj vere!

Duke qenë se jemi në sezonin e verës, ku temperaturat janë të larta ne po kërkojmë një ngjyrë të përshtatshme për aplikimin e ‘blushit’. Sipas revistës prestigjioze Elle, ngjyra portokalli e ‘blushit’ do të jeni trendi i kësaj vere dhe do ta shihni kudo.

Ngjyrat e ndritshme sjellin në mendje kujtimet e perëndimit të diellit veror. Nuanca portokalli ose pjeshke duket e mrekullueshme në të gjitha tiparet e lëkurës dhe shton një prekje shkëlqimi dhe ngrohtësie në pamjen tuaj të grimit.

Kjo ngjyrë gjithashtu do t’ju bëjë të ndiheni sikur jeni në një plazh tropikal, pa marrë parasysh ku ndodheni. Gjithashtu, vlen të theksohet se trend do të jetë edhe aplikimi i blushit ‘sun-kissed’, kur vendosni produktin jo vetëm në mollëza por edhe pranë hundës duke ju dhënë një shkëlqim natyral.