“Dhëmbë për dhëmbë”! Spanja ndëshkon Gjermaninë pas 127 minutash lojë dhe ëndërron për FINALEN!

Spanja ka mundur me rezultatin 2-1 Gjermaninë pas 120 minutave lojë në Shtutgart, duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinalen e Europianit.

Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, teksa goli i parë erdhi në minutën e 51’ nga Dani Olmo. “Panzerat” nuk u dorëzuan, teksa barazuan në minutën e 89’ me Florian Wirtz.
Koha shtesë solli shumë polemika, pas një prekje të topit me dorë nga Cucurella brenda zonës, por Anthony Taylor nuk e cilësoi si një penallti.

Goli i “La Rojas” erdhi vetëm në minutën e 119’ nga Merino, duke sjellë dhe gjysmëfinalen për ekipin e De La Fuentes.

Nga ana tjetër, organizatorët e Gjermanisë, eliminohen përfundimisht nga ky turnament.