Kim Kardashian publikon FOTO të vjetra, ja si dukej ajo 31 vite më parë

Kim Kardashian ka postuar disa nga fotot e saj të vjetra në Instagram dhe ka treguar se si dukej në fëmijëri.

Në njërën nga fotot, e cila është realizuar në vitin 1993, ajo ka pozuar me shoqen e saj Lindsay. Kim ishte 13 vjeçe në atë kohë.

Ylli i reality show-it “The Kardashians” tërhoqi për herë të parë vëmendjen e mediave duke u shoqëruar me Paris Hilton.

Para se të bëhej e famshme, Kim punonte si stiliste për shoqen e saj të fëmijërisë, dhe një herë ka thënë se Paris ishte përgjegjëse për fillimin e karrierës së saj, pasi e njohu me shumë njerëz të rëndësishëm.