Përveç Dhërmiut ku nga zjarri rrezikohen disa banesa në Gjilekë, flakët kanë shpërthyer edhe në Llogora.
Edhe atje kanë shkuar zjarrfikës dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Drejtori i Mbrojtjes civile Ardian Vreshtazi për mediat ka deklaruar se janë edhe dy vatra ende aktive, teksa shpreson se me ndërhyrjen nga ajri do të bëhet i mundur neutralizimi i plotë për të mos rrezikuar edhe parkun e Llogorasë.
Njoftim për qytetarët
Për shkak të situatës së krijuar nga zjarri i rënë në qafën e Llogarasë, në një sipërfaqe me shkurre e barishte dhe që ka shkaktuar tym, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.
U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit.