Mesditën e sotme është ndërprerë energjia elektrike në të gjithë Tiranën. Raportohet se pa energji elektrike kanë mbetur edhe rrethet. Mësohet se qytetet pa drita janë Tirana, Durrësi, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Saranda e Elbasani nuk dihen shkaqet.
Ndërkohë në lidhje me situatën ka ardhur edhe reagimi i OSHEE-së ku shprehet se shkak i ndërprerjes së energjisë ka qenë rënia e sistemit 400kV te OST. Më tej bëhet me dije se po manovrohet për rikthimin e energjisë ne nënstacionet 110kV te OST, dhe me radhe radhë te nënstacionet 35kV të OSSH.
Sipas njoftimit aktualisht OSHEE kanë marë energji elektrike nënstacionet Selitë, Traktora, Qendër.
Njoftim i OSHEE:
Per shkak te renies se sistemit 400kV te OST, ora 12:20, kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet në rang vendi.
Aktualisht po manovrohet për rikthimin e energjisë ne nënstacionet 110kV te OST, dhe me radhe radhë te nënstacionet 35kV të OSSH. Aktualisht kanë marë energji elektrike nënstacionet Selitë, Traktora, Qendër.
Po punohet me ritme të larta për stabilizimin e situatës.