Çfarë po ndodh në Shqipëri? Pa energji elektrike Tirana, Durrësi, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Saranda, Elbasani

Disa qytete në Shqipëri janë pa energji elektrike.

Gazetarët në rrethe informojnë se pa drita janë Tirana, Durrësi, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Saranda e Elbasani. Ende nuk dihen shkaqet, teksa sot është një nga ditët më të nxehta të vitit.

Burimet bëjnë me dije për një defekt ne lidhjen e rrjetit 110 kw e tensionit të lartë.

Ndërkohë ende nuk ka një reagim zyrtar.