Festohet Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin, luten për paqe e shëndet

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin.

Mijëra besimtarë të besimit islam e kanë nisur ditën me faljen e namazit në xhami apo në sheshet kryesore të qyteteve shqiptare.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar besimtarët me rastin e Kurban Bajramit.

Spahiu u shpreh se kjo është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.

Edhe kreu i qeverisë Edi Rama, ka uruar të gjithë besimtarët përmes një postimi në Facebook.

“Gëzuar Bajramin”, shkruan ai.